fbpx

Dita e hapur e Armatës së Republikës së Maqedonisë (FOTO)

Sot në sheshin Maqedonia u mbajt ngjarja “ARM me Ju” në të cilën qytetarët kishin mundësi që prej afër të njoftohen me Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe një pjesë nga kapacitetet e saj, përcjell Portalb.mk.

Në ditën e sotme të hapur e pranishme ishte edhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kori diplomatiko ushtarak dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-ja.

Në sheshin Maqedonia fillimisht defiloi Bataljoni për raste të veçanta bashkë me Orkestrën ushtarake, po ashtu qytetarët patën mundësi të shikojnë aftësitë luftarake të realizuara nga ana e njësitit special Ujqërit.

Në video bimin në shesh u prezantuan edhe video mesazhe nga pjestarët e ARM-së që janë në mision në Afganistan.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button