Ministria e Ekonomisë filloi me masat për subvencione për kolektorë solar dhe dritare PVC ose të aluminit për amvisëri

Ministria e Ekomisë njofton se ka filluar aplikimi i familjeve për kompensimin e pjesës së shpenzimeve për PVC dritare apo të aluminit, të blera dhe të ndërtuara si dhe për sisteme kolektorësh termal, dy masa nga programi për promovimin e burimeve rinovuese të energjisë dhe për nxitjen e efikasitetit energjetik në familje për vitin 2018, bartës i së cilës është Ministria e Ekonomisë. Shpallja për këto subvencione është shpallur më 30 mars dhe do të zgjatë deri në fund të muajit gusht, por ndarja e kompensimit do të kryhet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh” deri në shfrytëzimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim.

Në këtë mënyrë për kompensimin e pjesës së shpenzimeve për dritare PVC apo të aluminit në familje deri në 50%, por jo më shumë se 500 euro në kundërvlerë të denarit në familje për vitin 2018 është siguruar buxheti në vlerë prej 30.000.000 denarë. Kompensimi për pjesën e mjeteve për dritare PVC apo të aluminit mund ta realizojnë personat të cilët në shtëpitë e tyre kanë blerë dhe ndërtuar këto dritare, në periudhën nga dita e shpalljes së shpalljes publike, me kusht që blerësi të mos e ketë shfrytëzuar të drejtën për kthimin e pjesës së mjeteve për sigurimin dhe ndërtimin e PVC dritareve dhe të aluminit në shtëpi në bazë të thirrjes publike të vitit të kaluar nga Ministria e Ekonomisë.

Krahas formularit të plotësuar për kërkesë, i cili mund të merret në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose nga faqja e internetit të ministrisë, duhet të dorëzohet dëshmia në origjinal se është kryer blerja e PVC dritareve apo të aluminit (llogaria fiskale apo fatura me certifikatë të bankës për pagesën e kryer të prodhimit/shërbimit, të dhëna në ditën e publikimit të shpalljes), fotografi me ngjyrë nga çdo dritare e cila zëvendësohet dhe fotografi me ngjyrë nga secila PVC dritare apo e aluminit i cili ndërtohet në shtëpi (para dhe pas saj), fotokopja e letërnjoftimit dhe të dhënat për llogarinë e transaksionit të kërkuesit.

Lidhur me masën e cila parasheh kompensimin e pjesës së shpenzimeve për kolektorë solar termal në familje për vitin 2018, e cila zbatohet për herë të nëntë, buxheti ka vlerë 6 milionë denarrë. Kushtet mbesin të njëjta si viteve të kaluara, përkatësisht kompensohet 30% të shpenzimeve të bëra, por jo më shumë 300 euro në kundërvlerë të denarit për familje.

Për këtë masë mund të aplikojnë të gjitha familjet të cilat kanë blerë he kanë ndërtuar në shtëpitë e tyre sisteme të kolektorëve solar në periudhën e kohëzgjatjes së thirrjes publike, e pastaj të mos e ketë shfrytëzuar të drejtën për kthimin e pjesës së mjeteve në bazë të thirrjes publike të vitit të kaluar nga Ministria e Ekonomisë të shpallura në vitin 2007, 2009, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Edhe për këtë masë ndarja e kompensimit do të bëhet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh”, deri në shfrytëzimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim, ndërsa për aplikim dorëzohet formulari i plotësuar për kërkesë, dëshmia origjinale se është kryer blerja e PVC dritareve apo të aluminit (llogaria fiskale apo fatura me certifikatë të bankës për pagesën e kryer të prodhimit/shërbimit, të dhëna në ditën e publikimit të shpalljes), fotokopja e letërnjoftimit dhe të dhënat për llogarinë e transaksionit të kërkuesit

Kërkesa për shfrytëzimin e të drejtës së kompensimit të shpenzimeve së bashku me dokumentacionin e duhur duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në Ministrinë e Ekonomisë adresa Jurij gagarin nr. 15 me postë apo në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë çdo ditë pune nga ora 9:30 deri në 15:30 me shenjën për shpalljen për të cilën aplikohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button