Në Shkup do të bashkohen mbledhësit e mbeturinave

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot e ka nënshkruar Memorandumin për bashëpunim me mbledhësit jo-formal të mbeturinave, njofton Portalb.mk.

Ky Mermorandum për bashkëpunim është nënshkruar nga drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani, kryetari i Asociacionit për Menaxhim me Rrjedha të Veçanta të Mbeturinave, Filip Ivanovski, kryetari i shoqatës “Biznesi Rom Qendra Informative në Maqedoni”, Zoran Dimov dhe përfaqësuesi i shoqatës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit “Gou Grin”, Bllagica Sekovska.

Qëllimi i këtij Memorandumi është avancimi i bashkëpunimit në menaxhimit me mbeturinat, por edhe kyçja e mbledhësve jo-formal të mbeturinave në sistemin formal për mbledhje dhe menaxhim me mbeturinat në Shkup.

“Me këtë Memorandim obligohemi që bashkë të veprojmë dhe bashkëpunojmë në interes të përmirësimit të menaxhimit me mbeturinat, avancim të qendrave për mbledhje, selektim dhe magazinim të mbeturinave në nivel të Qytetit të Shkupit. Plotësisht, me këtë do të arrihet formalizim i mbledhësve jo-formal të mbeturinave dhe punësimi i të njëjtëve , në sistemin e organizuar për menaxhim me mbeturina”, tha kryetari Shilegov.

Instrumenti kryesor për bashkëpunim që del nga ky Memorandum për realizimin e qëllimeve të saj është formimi i grupit punues.

“Grupi punues do të përgatitë propozime për punë të përmirësuar të qendrave mbledhëse, mënyrave dhe metodave për kyçjen e mbledhësve jo-formal të mbeturinave, menaxhimin e mekanizmit tregtar dhe punësimin e mbledhësve të mbeturinave. Për funksionim të suksesshëm të grupit, nënshkruesit në këtë Memorandum do të propozojnë nga një përfaqësues nga institucioni i tyre. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të ketë rol përkatës dhe do të ketë përfaqësues të saj në grup”, ka shtuar Shilegov.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është hap i rëndësishëm për problemin me menaxhimin e mbeturinave dhe i njëjti do të ketë efekte pozitive ndaj mjedisit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button