Xanakopulos: Nuk ka plan “B”, IRJ Maqedonia duhet ta ndërrojë emrin kushtetues

“Ndryshimi i emrit kushtetues është njëra nga obligimet juridike që të arrihet marrëveshje”, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor Dimitris Xanakolupos, në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, njofton Portalb.mk.

I pyetur për shkrimet në media për plan eventual “B” për zgjerimin e marrëveshjes me organizatat ndërkombëtare, pa kaluar në parlamentet e të dy vendeve, Xanakopulos thotë se “nuk ezksiton asnjë çështje ndërkombëtare që mundet të zgjidhet me marrëveshje ndërkombëtare”, që përmban obligime konkrete për të dyja palët.

“Çfarë bën kur duhet që të zgjidhësh një problem bilateral? Merresh vesh për një tekst juridik obligues që i përshkruan obligimet e të dy palëve. Gjegjësisht, pala greke do ta pranojë fqiun nën emrin që do të merren vesh, ndërkaq fqiu do të pajtohet. Për palën greke që ta pranojë këtë emër dhe që të marrë obligime konkrete, njëra prej tyre do të duhet të jetë, si shumë herë që qartë e kemi treguar, ndryshim të emrit kushtetues. Ish Republika e Maqedonisë do ta ketë për obligim që ta ndryshojë emrin kushtetues, nëse duam që të arrijmë zgjidhje”, thotë Xanakopulos.

Në lidhje me atë, nëse Athina kërkon ndryshim të Kushtetutës vetëm për emrin, ose prapë vlerëson se duhet që të bëhen edhe ndryshime tjera në nene të caktuara, Xanakopulos sqaron se ekzistojnë interpretime të ndryshime juridike dhe ai është diskutim do të kryhet në nivel politik dhe juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button