Haradinaj për kreun e inteligjencës: Gjysma e punës është kryer, tjetra i mbetet presidentit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Driton Gashi, ka deklaruar se “gjysma e punës është kryer dhe ka mbetur gjysma tjetër që është procedurë formale dhe të cilën e bën presidenti”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes së sotme të rregullt të Qeverisë, Haradinaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga detyra të kreut të inteligjencës kosovare, pas rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, pjesëtarë të FETO/PDY-së nga Kosova.

Haradinaj tha se ky është një proces i përbashkët i lirimit, për të cilën theksoi se gjysma e punës është kryer, ndërsa gjysma tjetër i mbetet presidentit.

“Ju tregova zyrtarisht gjysma e punës është kryer, ka mbetur edhe gjysma tjetër është procedurë formale, atë e bën presidenti. Kuptohet ne komunikojmë për vendimet e ndërsjella, pra nuk janë vendime të njëanshme, janë të komunikuara”, thotë Haradinaj.

Duke vlerësuar se kreu i inteligjencës kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe rreziqeve të tjera punën e ka kryer si duhet, Haradinaj tha se, “Në rastin konkret të ndalimit të gjashtë shtetasve turq, revokimit të lejeve dhe deportimit, kam thënë se është prishur marrëdhënja ndër-institucionale, është prishur besimi për shkak se nuk kam qenë i informuar. Bazuar në këtë kam ndërmarrë atë që kam ndërmarrë“.

Kujtojmë se të enjten e javës së kaluar Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti Haradinaj kërkoi lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Dje, Sefaj i është përgjigjur kryeministrit në kërkesën për lirimin e detyrës dhe i ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e ministrit të Brendshëm, ndërkohë ende pritet vendimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për drejtorin e inteligjencës, Driton Gashi.

– “Nuk e di sa është e vërtetë tërheqja e njohjes nga Burundi” –

Kryeministri kosovar foli edhe mbi pretendimet për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit. Ai tha se ekziston mundësi të tërheqjes së ndonjë njohjeje, pasi që siç theksoi ai, nuk janë të mbrojtur nga kjo mundësi.

“Nuk e di sa është e vërtetë, si rezultat i çfarë pune ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi, por jemi vërtetë të interesuar që askush të mos dëmtojë interesat e Kosovës në planin strategjik”, tha Haradinaj.

Burundi ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Sipas mediave serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Burundit, Alan Eme Njamitve, ku ka shprehur mirënjohjen për vendimin e këtij vendi për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button