Nebi Hoxha: Rezultatet e reformave të premtuara nga Qeveria në ekonomi ende nuk janë evidente

Kryetari i Odës Ekonomike, Nebi Hoxha në pyetjen e Portalb.mk se a ka arritur Qeveria e Maqedonisë t’i realizojë reformat e premtuara në ekonomi dhe a janë të kënaqur me reformat tha se rezultatet ende nuk janë evidente, por tha se ka informata se mbi 18 kompani kanë nënshkruar kontrata për investime në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Kërkesat tona në përvojat tona si Odë Ekonomike mbi pesëmbëdhjetëvjeçare kanë qenë të shumta, mirëpo ende nuk kemi një strategji apo një dokument strategjik për një zhvillim afatgjatë dhe afatmesëm ekonomik dhe premtimet të cilat janë dhënë nga Qeveria e Re shpresojmë që me implementimin e ligjit për mbështetjen e ekonomisë, respektivisht bizneseve besojmë që do kemi një rezultat, mirëpo rezultati i aspektit ekonomik nuk mund të shihet në këto momente. Shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi rezultate nga të gjitha masat që janë paraparë nga Qeveria aktuale. Deri më tani janë në realizim e sipër, masat janë marrë, ligjet tash do votohen edhe në Parlament për mbështetjen e investimeve dhe fondi për inovacione i cili është në përpunim e sipër për mbështetjen e kompanive të vogla dhe mesme dhe janë në realizim e sipër. Rezultatet nuk janë evidente, ka informata që mbi 18 kompani veçmë kanë nënshkruar kontrata për investime në vendin tonë dhe besoj që për një afat të caktuar do kemi rezultate reale”, tha kryetari i Odës Ekonomike Nebi Hoxha para debatit ”Përcaktimi i prioriteteve të zhvillimeve ekonomike në Republikën e Maqedonisë” që u organizua nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës.

Ai në fillim tha se për t’i përmirësuar kushtet e biznesit dhe për të pasur zhvillim ekonomik duhet të bëhen reforma në inovacione, reformat në kapacitetet prodhuese dhe reforma cilësinë e produkteve me vlerë të shtuar.

“Ne si Odë Ekonomike në mënyrë kozistente jemi në mbështetje të biznesit dhe në sugjerimet dhe kërkesat tona në përmirësimin e kushteve të biznesit dhe njëkohësisht me këtë edhe rritjen ekonomike në vendin tonë. Për ta arritur këtë qëllim domosdoshmërish kemi nevojë për reforma të cilat janë të lidhura kyç me reformat në inovacione, reformat në kapacitetet prodhuese dhe cilësinë e produkteve me vlerë të shtuar të cilat do të jenë çelës për një rritje ekonomike, për ta arritur cilësinë e produktit duhet përvojë, trajnim të kuadrove dhe cilësi në prodhim dhe gjithë këto parametra janë element kyç për të pasur një start të mirë për reformat në vazhdimësi”, tha Nebi Hoxha, drejtor i Odës Ekonomike.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Raman Ismaili tha se Republika e Maqedonisë gjendet në një situatë ku zhvillimi ekonomik tani më po realizon rritjen në krahasim me vitin paraprak.

“Prioritetet janë të shumta, mirëpo në aspektin makroekonomik kjo duhet dedikuar agregateve makroekonomik që janë në përfshirje të zhvillimit ekonomik. Prioritetet ekonomike janë të shumta, por fokusi kryesor duhet të jetë i orientuar drejt tentativës së identifikimit të mangësive që ka Republika e Maqedonisë, analizës së të njëjtës dhe dhënien e përgjigjeve të këtyre prioriteteve. Republika e Maqedonisë gjendet në një situatë ku zhvillimi ekonomik tani më po realizon rritjen në krahasim me vitin paraprak dhe shpresojmë se rritja ekonomike do të jetë elementi kyç i cili do të ndikojë edhe në përmirësimin e standardit jetësor dhe element që të ritë të ndjekin vendin e tyre”, tha Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button