I biri i Gaddafit lirohet nga akuza për atentat mbi trajnerin

Al-Saadi Gaddafi, djali i ish liderit të vrarë libian, Muammar Gaddafi, është liruar nga akuzat për atentat mbi trajnerin e ekipit futbollistik Al-Ittihad, që kishte ndodhur në vitin 2005, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Drejtësisë në qeverinë e Bashkimit Kombëtar të Libisë bëri të ditur se gjykata në Tripoli solli një verdikt lirues për Al-Saad Gaddafi, për akuzën për vrasje të trajnerit futbollistik.

Megjithatë, gjykata i shqiptoi atij dënim me një vit burg dhe gjobë prej 376 dollarë për posedim dhe konsumim të alkoolit.

Në njoftim bëhet e ditur se dënimi është i shkallës së parë dhe se Gadafi ka të drejtë apelimi.

Al-Saadi ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Muammar Gaddafit të vrarë, për çka kundër tij janë në procedurë një sërë procesesh gjyqësore në të cilat akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, gjatë kohës së sundimit të atit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button