Dyshime për dy keqpërdorime në MEPSO, Qeveria e dërgon raportin e revizorit në Prokurori

Qeveria e Maqedonisë dje e ka miratuar raportin e revizorit për MEPSO-n, për vitin 2016, në të cilin ka dyshime për keqpërdorime, njoftoi në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

“Dje e kemi miratuar raportin e revizorit për MEPSO-n për vitin 2016. Ka dyshime të caktuara që sipas së cilës Qeveria ka sjell vendim që ky raport revizori do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike me qëllim që dyshimet të kontrollohen plotësisht dhe nëse Prokuroria vlerëson se ka hapësirë për ndonjë procedurë t’i fillojë”, tha Boshnjakovski.

I pyetur se për çfarë dyshimesh për keqpërdorime bëhet fjalë, Boshnjakovski tha se ka dy raste, gjatë periudhës së vitit 2011 dhe 2012.

“Ka dy situata që janë kontestuese dhe janë të theksuara në raportin e revizorëve. E para është për blerjen e një prone në vitin 2011, MEPSO ka marrë ofertë që të blejë pronë prej gjithsej 2178 metër katrorë me çmim prej 3.7 milionë euro, MEPSO e ka refuzuar këtë ofertë. Dy vjet më vonë e njëjta pronë, por tanimë tjetër person juridik ia ka shitur me çmim prej 4.8 milionë euro.  E dyta ka të bëjë në kohën e ndarjes së Elektromenaxhimit të Maqedonisë në vitin 2012, kur një pjesë e rrjetit, siç janë trafostacionet e të ngjashme, të cilat janë në pronësi të MEPSO-s, nuk janë shkruar në Kadastër si pronë e MEPSO-s. Këto objekte EVN i ka dhënë me qira dhe ka marrë kredi me hipotekë. Do të thotë, në raportin e revizorit është theksuar se kjo situatë patjetër duhet të pastrohet, gjegjësisht kjo pronë është në pronësi të shtetit, gjegjësisht të MEPSO-s”, tha Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button