Gruevski ia ktheu shpinën selisë luksoze, u zhvendos në “Paloma Bjanka”

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka hapur zyrë të re në Qendrën Tregtare “Paloma Bjanka” pesëdhjetë metra më larg nga selia luksoze e partisë së tij opozitare, e cila u ndërtua në kohen e qeverisjes së tij me stilin barok, shkruan Gazeta Nezavisen, transmeton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE-ja e kanë konfirmuar se ish-lideri i tyre nuk ka zyrë në “ndërtesën luksoze”, ku gjoja se, siç thanë, është paraqitur vetëm një herë para tre muaj e gjysmë në ndërtesë pas ndërrimit të liderit partiak, kur u zgjodh Hristian Mickoski për lider të VMRO-DPMNE-së.  Nga partia thonë se Gruevski është i mirëseardhur dhe për të çdoherë do të gjendet zyrë e lirë.

Të punësuarit të “Paloma Bjanka” konfirmuan se dje Gruevski ka blerë hapësirë në objekt. Megjithatë, në hyrje të zyrës, nuk ka mbishkrim. Ka vetëm kamera sigurie, kartë sigurie dhe kuti për postë. Bashkëbiseduesit tanë thonë se Gruevski atje ka shkuar shpesh, por jo çdo ditë, ndërsa kohë pas kohe kanë shkuar edhe disa bashkëpunëtor të tij.

“Hapësirat nuk janë të hapura gjithmonë, por gjithmonë lëvizin njerëz andej”, thonë të punësuarit në “Paloma Bjanka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button