5 llojet e pantallonave që do t’i shihni ngado këtë pranverë

Kjo pranverë ka trende të adhurueshme, por mua më tërhoqën vemendje në veçanti pantallonat. Ato janë nga elementet më të rëndësishme në gardërobën tonë dhe lajmi i mirë është që nuk është e thënë të kemi shumë të tilla, transmeton Femra.net.

Nëse dimë si dhe çfarë të zgjedhim, do mund t’i kombinojmë në dhjetra mënyra e do na shërbejnë në situata nga më të ndryshmet. Kjo është edhe arsyeja pse vendosa ta ndaj me ju këtë artikull:

 1. Jeans të bardha
Nëse menduat se jeans-eve të bardha “iu ka ikur” momenti, e keni shumë gabim. Kjo pranverë do jetë plot me ngjyra të hapura e të ëmbla. Prandaj, nëse keni në gardërobë ndonjë palë që mendonit se s’do i vishnit më kurrë, tani është momenti perfekt për ta bërë.


2. Minimal, me shtrat të lartë
Jeans super të thjeshta e me shtrat të lartë janë një element që s’duhet t’ju mungojë këtë pranverë. Do dukeni shumë bukur dhe do jeni shumë komode në të njëjtën kohë. Provojini me një këmishë të futur dhe një palë këpucë apo sandale me pakëz takë dhe ju premtoj që nuk do zhgënjeheni.


3. Pantallona që vijnë duke u zgjeruar
Harrojini pantallonat e ngushta këtë vit! (Në fakt, kur e mendoj… Nuk e di si i kemi veshur edhe kur ishin “in”. Nuk e di për ju, por që t’i hiqja nga këmbët pantallonat slim-fit më ndihmonin të dyja motrat. Vuajtje moj graa… vuajtje. :P) Me të gjerat do dukeni stil dhe do jeni në gjendje të vini bashkë elemente nga më të ndryshmet. Bluza të thjeshta, këmisha, xhaketa, pardesy, taka, atlete, sheshka… Eksperimentoni dhe bëni qejf!

4. Pastel
E di që e kam thënë në çdo artikull fjalën “pastel”, por është trend shumë i fuqishëm i momentit. Nëse bëni tuajat një palë pantallona të tilla, do dukeni të mahnitshme pa u munduar shumë. Thjesht hidhni supeve diçka të thjeshtë dhe lerini ngjyrat të bëjnë magjinë e tyre.

5. “Mom” jeans
Quhen “mom” jeans, janë super të rehatshme dhe super të rëndësishme këtë sezon. Unë kam një dashuri shumë të madhe për modën e viteve ’90, kështu që jam fanse e këtij lloj jeans-i. Do ju këshilloja t’i vishnit me bluza pambuku dhe atlete.
Kaq për këtë herë, vajza. Faleminderit që lexoni shkrimet e mia!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button