Vojvodina, a do të bëhet republikë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se nuk është rastësi që partnerë të koalicionit opozitar përpiqen që Vojvodina të bëhet republikë, por ka shtuar se “atë film s’kanë për ta parë”, sepse, sipas tij, këtë gjë nuk e dëshirojnë qytetarët e krahinës “.

Vuçiq ka theksuar përfaqësues të ndryshëm politikë të opozitës lidhur me Kosovën janë krejtësisht të njëjta edhe pse Sasha Jankoviq thotë se Kosova nuk është më serbe e Vuk Jeremiq se Serbia me asnjë çmim nuk duhet ët heqë dorë nga Kosova, transmeton Koha.net.

“Edhe pse duket se politikat e tyre janë krejtësisht të ndryshme, ato në thelb janë të njëjta, ka thënë Vuçiq duke theksuar se ajo që flet Jeremiq është utopia e llojit më të keq.

“Ata duan që unë t’i bëj të gjitha e pastaj e gjithë barra e kësaj bote të bjerë mbi shpinën time”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se këtë e thonë ata që e kanë sjellë shtetin deri në falimentim, pavarësinë e Kosovës dhe ndarjen e Malit të Zi nga Serbia. Për këtë arsye nuk është fare e rastësishme që ata partnerë angazhohen për Vojvodinën republikë. Serbia është vend demokratik dhe këtë film nuk kanë për ta parë. Nuk kanë për ta parë jo pse nuk dua unë ose të tjerët, veç pse këtë nuk e duan qytetarët e Vojvodinës”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button