Qeveria e Maqedonisë solli vendim për kontroll të jashtëm të punës së policisë

“Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për tekstin e ri të reviduar të Planit të veprimit për vendosjen e mekanizmave të jashtëm për kontroll mbi punën e personave me autorizim policor dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, me këtë definohen aktivitet kryesore për vendosjen e mekanizmave të jashtëm, institucionet kompetente  dhe afatet kohore për implementimin e tyre, vlerësimi i mjeteve financiare të nevojshme dhe sigurimi i tyre në buxhetin e institucioneve përkatëse.

Në pyetjen e Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se në këtë mekanizëm do të jenë të kyçura disa institucione kompetente, të cilat do ta kontrollojnë punën e Policisë.

“Me këtë plan aksionar definohen aktivitetet kyçe për vendosjen e mekanizmit të jashtëm, institucionet kompetente, pra kush do të jetë pjesë e këtij mekanizmi, se cilat do të jenë të kyçura në mekanizmit të jashtëm rreth kontrollit ët punës së mekanizmit, por edhe afatet kohore për implementim. Do të bëhet edhe vlerësimi për mjetet e nevojshme financiare për implementimin e këtij plani aksionar si dhe këto mjete financiare të sigurohen që e njëjta të jetojë dhe të funksionojë”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe, ky mekanizëm ka për qëllim që shërbimi policor të jetë më demokratik dhe përgjegjës.

Të njëjtën paraprakisht e kanë kërkuar ekspertët e sigurisë duke thënë se duhet mekanizëm efikas për kontroll të jashtme të policisë, i cili para se gjithash do të jetë i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button