Drogba konfirmon largimin

Didier Drogba ka bërë të ditur se do të largohet nga Stamford Bridge pas skadimit të kontratës së tij me Chelsean në muajin që vjen.

Sipas mediave, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera, ndërkohë që Blutë i ofrojnë kontratë njëvjeçare.

“Ne (unë dhe Chelsea) nuk do të jemi bashkë në sezonin e ardhshëm”.

“Pasi vendosa të largohem, desha t’ua them atyre në fytyrë. Ata më bënë që të thyhem”.

“E kisha të vështirë të pranoj se gjithçka kishte marrë fund mes meje dhe klubit”, citon France Football fjalët e 34-vjeçarit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button