fbpx

Prindër, këto janë fjalët që nuk duhet t’ua thoni kurrë fëmijëve në tavolinë

Koha e ngrënies është shumë e rëndësishme për fëmijën!

Është e domosdoshme që ata të mësojnë që të ushqehen si të duhen. Konsumimi i një vakti është i rëndësishëm për marrëdhënien që ai do të krijojë me ushqimin. Dhe kjo është detyrë e çdo prindi, shkruan Bordo.al. Po si ta mësoni fëmijën tuaj që të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me ushqimin dhe cilat janë frazat apo sjelljet që duhet të shmangur në tryezë?

Le t’i shohim së bashku.

Nëse e hani të gjithë ushqimin, do ju jap një dhuratë
Ushqimi është një veprim i natyrshëm dhe nuk duhet kurrsesi të shpërblehet. Nuk është një lojë. Është thelbësore t’u mësoni fëmijëve rëndësinë e ushqimit që nga momenti kur ata janë të vegjël.

Çfarë doni të hani?
Të pyesësh një fëmijë se çfarë dëshiron të hajë, do të thotë që lë një hapësirë të gjerë zgjedhjesh: problaliteti më i lartë është që ai të propozojë pica ose  akullore! Kështu që ne duhet ta vendosim atë përpara një zgjedhjeje: kungull apo karrota. Kështu fëmija do të ndihet i vlerësuar që po konsumon një vakt sipas dëshirës së tij.

Kujdes mos bëheni pis!
Fëmijët e vegjël kanë tendencë të luajnë me ushqim. Kjo është një ndër arsye se përse prindërit nuk i lejojnë ato të hanë me duart e tyre pasi kanë “frikë” se mos bëhen pis. Por mos të harrojmë diçka: fëmija priret të njihet me ushqimin duke përdorur duart e tij. Lëreni të eksperimentojë!

Mos i fshihni një produkt fëmijës!
Një arsye tjetër pse shumë prindër shqetësohen për ushqimin është se fëmijët nuk u pëlqejnë disa produkte të caktuara. Zgjidhja më e rëndomtë është se e fshehin atë, apo gënjejnë fëmijën se nuk e kanë bërë pjesë të recetës së tyre. Pa paragjykuar respektin për shijet e fëmijës, a nuk do të ishte më mirë ta përfshini atë në përgatitjen e pjatës dhe duke ia mësuar rëndësinë e atij ushqimi?

Hani shpejt!
A keni gjetur ndonjëherë veten duke ngrënë shpejt, ndoshta duke qëndruar në kuzhinë, për shkak të angazhimeve të shumta që mund të pasojnë ditën tuaj? Ju e dini se sa e keqe është për vetën tuaj, kështu që mos ia bëni edhe fëmijës suaj të njëjtën gjë. Kështu ju do e ndaloni atë të shijoj ushqimin dhe do e vendosni fëmijën në vështirësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button