Ndaj Liverpoolit, Guardiola konfirmon mungesën e rëndësishme të Man. City

Në një përballje të rëndësishme, që vlen trofeun më të lakmuar europian për klube, Manchester City nuk do të ketë në fushë futbollistin më efikas, që kur klubin anglez e mori në duar sheiku Mansour, transmeton Top Channel. 

Trajneri i “Citizens” konfirmoi se në Champions League këtë mesjavë do të mungojë Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim në gju në një seancë stërvitore dhe nuk udhëtoi me skuadrën për transfertën e kësaj të mërkure në “Anfield Road”.

“Aguero gjendet në Manchester, pasi është ende i dëmtuar. Do të shohim nëse do të mund ta rikuperojmë për derbin ndaj United, që mund të vendosë titullin në Premier”, tha trajneri Pep Guardiola për lojtarin argjentinas.

Sergio Aguero u grumbullua edhe me Argjentinën për miqësoret e FIFA-s, por nuk luajti dot ndaj Italisë dhe Spanjës.

Gjithsesi, “Citizens” kanë një arsenal të tërë sulmues për sfidën që vendos shumë mbi rrugëtimin kontinental.

“Kemi zbarkuar këtu për të ofruar një ndeshje futbolli dhe tifozët do të na vendosin nën presion të madh. Gjithsesi, ‘Anfield Road’ është një një vend i bukur për të luajtur dhe historia e tregon këtë”, tha trajneri Guardiola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button