Rrihet për një vajzë, pastaj hidhet në rrugë

SPB-Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.A (20) dhe G.M (20), të dy nga Tetova për veprën penale privim kundërligjor nga liria.

Më 27 janar të këtij viti rreth orës një pasmesnate, në afërsi të fshatit Përshovc, të akuzuarit janë takuar me V.L dhe pas një zënke të shkurtër për shkak të një vajze, ia lidhën duart dhe dhunshëm e dërguan në një objekt në ndërtim e sipër në Glogji, ku fizikisht dhe psikikisht e kanë maltretuar.

Më pas V.L nga goditjet i ra të fikët. Pas tre orësh, të akuzuarit e kishin lënë V.L në rrugën lokale Tetovë-Jazhincë, duke e kërcënuar që të mos e paraqet rastin në polici. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button