Mogerini dhe Han më 18 prill në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Sllovenisë, Miroslav Cerar, paralajmëroi se përfaqësuesja e lartë  për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe euro komisari për zgjerim Johanes Han, pritet ta vizitojnë Maqedoninë më 18 prill, një ditë pas publikimit të Raportit për përparimin e vendeve nga ana e Komisionit Evropian, përcjell Portalb.mk.

“Ne presim që vizita të ndodh pas Raportit që e presim më 17 prill. Sipas të gjitha gjasave vizita do të jetë më 18 prill, pasi në atë kohë këtu do të mbahet edhe Samiti digjital. Besoj që më 18 dhe 19 prill do të jenë datat kur do të jetë vizita e komisarit Han dhe përfaqësueses së lartë Mogerini”, deklaroi kryeministri Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button