Filip Petreovski dëshiron ta “demokratizojë” VMRO-në, Gjorgjievski: nuk do ta lejojmë

Ish drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Filip Petrovski, i është kyçur fraksionit “për demokratizsimin e VMRO-DPMNE-së”, njofton Portalb.mk.

Ai ka kërkuar që kjo parti të demokratizohet dhe të ndërmerren hapa radikale, duke kërkuar dhe ndërrimin e Statutit të partisë.

“Paralajmëroj se këtij fraksioni do t’i kyçen edhe anëtarë të rinj, shoqata qytetare, ndërkaq së shpejti do të bëhemi strukturë dominonte. Ne të gjithë jemi VMRO-DPMNE, ajo që nuk mundemi ta shprehim brenda organeve të partisë na ka obliguar që të komunikojmë me anëtarët në këtë mënyrë. Ne kërkojmë që të ndryshohet Statuti dhe për zgjedhjen e liderëve të vendos anëtarësia”, tha Petrovski.

Ai njëkohësisht kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE që të japin dorëheqje të parevokueshme.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj fraksionit të Petrovskit, ata thonë se në Statutin e VMRO-DPMNE-së nuk është e paraparë diçka e tillë.

“Fraksionimi nuk është e lejuar në Statutin e VMRO-DPMNE-së dhe atë nuk e përkrahim të njëjtën”, ka deklaruar anëtari Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski.

“Ne si parti politike VMRO-DPMNE, mirë e dini se është parti me kapacitet të madh demokratik dhe në korniza të partisë sonë dhe në korniza të organeve tona nuk është e lejuar që të diskutuar hapur madje edhe të ketë qëndrime të ndryshme dhe mendime deri në momentin kur partia nuk sjell vendim konkret për çështje të hapura. Ajo çfarë kanë ndodhur sot në lidhje me paralajmërimin për fraksionin, Statuti nuk parasheh diçka të tillë dhe ne nuk e përkrahim të njëjtën. Konkretisht, njëri nga personat që sot e ka mbajtur konferencën për shtyp, Filip Petrovski, unë sa jam i informuar nuk e ka përditësuar anëtarësinë e tij në VMRO-DPMNE. Ajo do të thotë se Petrovski nuk është anëtar i VMRO-DPMNE-së”, tha Gjorgjievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button