Shtatë qytete shprehin interesim për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Shtatë qytete kanë shprehur interesimin e tyre për të fituar statusin e vendit nikoqir për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Kalgari në Kanada, Grazi në Austri, kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi, Sioni në Zvicër, qyteti turk, Erzurum, ai japonez, Sapporo dhe një ofertë e përbashkët e qyteteve italiane, Kortina de Ampezo, Milano dhe Turin janë në fazën fillestare të procesit, transmeton REL.

Qytetet do të kalojnë tani në fazën e dialogut deri në muajin tetor, kohën kur Komiteti Olimpik do të ftojë një numër të paspecifikuar të qyteteve për të marrë pjesë në fazën njëvjeçare të kandidaturës.

Komiteti do të njoftojë për vendin fitues në një sesion në Milano në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button