Francë, “e marta e zezë” shënon fillimin e grevës 38 ditëshe, çrregullim i madh në transportin publik

Franca ka bërë përgatitjet për t’u përballur sot me një çrregullim të madh në transportin publik nga shkaku i grevës të cilën e ka thirrur operatori hekurudhor SNCF, në shenjë proteste për planin e reformave të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi higjienik dhe disa sektorë të energjetikës dhe të punësuarit në Air France, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre, në siç e quajtën, “vala më e madhe e pakënaqësisë prej kur Macron fitoi zgjedhjet vitin e kaluar”.

“Dyzet e tetë për qind të punonjësve në hekurudha, përfshirë 77 për qind të vozitësve, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në protestat e sotme”, thuhet në njoftimin e SNCF-së.

Protesat e së martës, të cilave mediat u dhanë epitetin ‘e marta e zezë”, janë fillimi i një serie të protestave të cilat do të mbahen dy herë në javë, përfundimisht me datën 28 qershor.

SNCF tha se orari i qarkullimit të trenave do të pësojë çrregullime dhe se vetëm njëri nga tre trenat që udhëtojnë në relacionin Francë-Gjermani dhe 75 për qind e trenave Eurostar, Paris-Londër do të jenë funksional.

Njëra nga reformat qeveritare përfshin pezullimin e statusit të veçantë të punonjësve hekurudhor e cila u garanton punë dhe pensionim të hershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button