Lindje me “grafikë”, ja pse japonezët janë më të plakurit në botë

Japonia është vendi më i plakur në botë dhe pavarësisht stimulimeve të qeverisë për çiftet e reja për të lindur fëmijë, situata nuk është përmirësuar.

 Ekspertët dhe sociologët japonezë thonë se pengesa më e madhe është kultura vendase, që duhet të ndryshojë.

E si për të ilustruar këtë pretendim të tyre, nga vendi ishullor mbërrin një lajm i çuditshëm. Mediat japoneze shkruajnë se një çift ka kërkuar ndjesë pasi gruaja kishte ngelur shtatzënë pa pritur radhën, transmeton TCH.

Gruaja punonte në një qendër private për kujdesin e fëmijëve në veri të Japonisë kur mësoi se ishte vetë shtatzënë. Por, koha e shtatzënisë së saj duket se nuk ishte përputhur me grafikun e hartuar nga drejtuesi i qendrës së kujdesit, i cili kishte “planifikuar” për të gjitha punonjëset se kur mund të martoheshin dhe kur duhet të ngelnin shtatzënë.

Ky nuk është një rast i izoluar në Japoni. Në shumicën e kompanive private aplikohen grafikë që përcaktojnë se kur punonjëset femra mund të ngelin shtatzënë dhe kur jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button