Cilat janë alternativat e Maqedonisë pa NATO-n sipas Pendarovskit dhe a funksionojnë?

A mundet që Maqedonia pa NATO-n dhe çfarë alternativa tjera ka në dispozicion? Në këtë pyetje mendimet e tij i dha koordinatori nacional i NATO-s, Stevo Pendarovski në tavolinën e rrumbullakët shkencore “Alternativa të dhe për NATO-n: integrimi i Maqedonisë, realiteti politik, zgjidhjet dhe mundësitë e ardhshme” që u mbajt sot në Fakultetin e Sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, alternativa e parë është që Maqedonia të shpall neutralitet ushtarak-politik, por, ky është, siç tha ai, utopi në rajonin që jetojmë dhe diçka që nuk do të kishte efekt në praktik.

“Alternativa e dytë është hyrja në asociacionet euroaziatike. Duke u bazuar në analiza kjo nuk do të ketë asnjë vlerë të shtuar për Maqedoninë. Në ato lidhje nuk ekzistojnë kushte për anëtarësim dhe nuk kryejnë vlerësim të nivelit të koherencës së politikave”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se dobitë për Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO janë të mëdha – mbrojtje e përbashkët nga krimi kibernetik, mbrojtje e përbashkët kundër efektit shkatërrues të të ashtuquajturit lajm i rremë.

“Si anëtare gjysmë e plotë e NATO-s ne do të shkëmbenim informata me të gjithë të vendet anëtare të fuqishme për rreziqet nga terrorizmi i nxitur nga besimet fetare”, tha Pendarovski.

Në lidhje me çështjen e emrit, Pendarovski theksoi se nëse nuk zgjidhet tani kjo çështje, alternativa është që të vazhdohet me biseduesit deri sa nuk gjendet zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button