Rreth 40 ligje e kaluan leximin e parë, VMRO-DPMNE nuk erdhi në Kuvend

Thuajse 40 ligje nga fushat e ndryshme, shëndetësi, energjetikë, bujqësi, turizëm, ekologji, etj., sot e kaluan leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë me çka është shtjerrë rendi i ditës i seancës së 38-të, njofton Portalb.mk.

Deputetët kanë vazhduar me seancën e 27, në të cilën në rend dite janë nëntë pika prej të cilëve katër propozim-ligje në lexim të parë, tre kërkesa për interpretim autentik dhe dy vendime për dhënie të pajtueshmërisë për ndryshim të Statutit të Komisionit për Letra me Vlerë dhe të Statutit Universiteti “Nënë Tereza”.

Pas kësaj, duhet që të mbahet edhe vazhdim i dy seancave tjera, e teta dhe e 40-ta. Në të tetën janë propozimet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për Prokurori Publike dhe raporti i punës së Agjencisë për Supervizion të financimit kapital të sigurimit shëndetësor në vitin 2016, ndërkaq në seancën e 40 ka mbi 60 ligje, prej të cilëve dy janë me flamur evropian.

Në Kuvend, janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare, karriget e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, edhe pse paralajmëruan se do të vijnë, janë të zbrazëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button