Shkup, u prezantua raporti për të drejtat seksuale të komuniteteve të margjinalizuara

Në raportin vjetor të publikuar nga Koalicioni “Margini” mbi të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara, thuhet se në vitin e kaluar ka patur numër më të madh të rasteve të dokumentuara të shkeljes së të drejtave të këtyre grupeve, gjë që sipas raportit, tregon për motivimin më të madh të këtyre komuniteteve, për të raportuar rastet e shkeljeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me gazetarët, koalicioni “Margini” prezantoi raportin në fjalë, ku qëndron se numri i personave të cilët janë të gatshëm të nisin një procedurë institucionale, akoma mbetet i vogël.

Sipas organizatës në fjalë, gjatë vitit 2017 është arritur perparim në lidhje me financimin e programit për parandalimin e virusit HIV si dhe se është shënuar avancim i të drejtave të komunitetit LGBT.

Megjithatë, kjo shoqatë thekson se në dy grupe tjera të njerëzve, përdorues drogash dhe punonjësit seksual, nuk është regjistruar asnjë ndryshim në aspektin e politikave dhe për mënyrën se si shteti dhe institucionet sillen ndaj këtyre grupeve.

“Gjatë vitit të kaluar, thuhet në raport, është shënuar numri më i madh i rasteve të dokumentuara që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut, që flet mjaft për motivimin në rritje për të denoncuar rastet, por numri i njerëzve të gatshëm për të filluar procedurën para institucioneve kompetente është ende i vogël”, shkruan mes tjerash.

Raporti nënvizon se abuzimi i punonjëve seksual nga mjedisi i banimit dhe nga policia, ka vazhduar edhe këtë vit, ndërkohë që koalicioni, ripërsëritë se kategoritë më të rrezikuara sërish janë gratë transeksuale të cilat janë viktima të sulmeve në vende publike.

Për sa i përket të drejtave të cilat i gëzojnë përdoruesit e drogave, thuhet në raport, diskriminimi bëhet në qasjen e tyre në sistemin e shëndetësisë, në tregun e punës dhe nga organet e policisë, për të shtuar se orientimi seksual dhe identiteti gjinor më në fund janë përfshirë në propozim ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button