Poezitë skandaloze, “Ars Lamina”: Përfaqësuesit e Agjencisë i kanë miratuar përpara shtypjes

Shtëpia botuese “Ars Lamina” thotë se është krijuar keqkuptim gjatë shtypjes së përmbledhjes me poezi “Poetët e rinj” ku si redaktor është vendosur drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, njofton Portalb.mk.

“Agjencia nuk i ka dërguar të dhënat e nevojshme për shtypjen e botimin, kështu që në komunikimin e mëtutjeshëm është krijuar keqkuptim, për shkak së cilës si redaktor është vendosur drejtori Darko Kaevski, për çka, siç shihet nuk ka qenë i njoftuar”, thonë nga “Ars Lamina”.

Kaevski më parë ka deklaruar emri i tij është shkruar si redaktor në përmbledhjen me poezi pa u konsultuar paraprakisht me të dhe sipas tij, botuesi do të duhej të ishte “Ars Lamina”. Nga kjo shtëpi botuese nuk pajtohen.

“Ars Lamina” ka marrëveshje me Agjencinë, në bazë të shpalljes paraprake për shtypje të poezisë. Në specifikimin teknik të shpalljes,  por edhe të vetë marrëveshjes, në asnjë moment nga “Ars Lamina” nuk janë kërkuar shërbime botuese, por vetëm të shtypjes. Për këtë, sipas marrëveshjes, “Ars Lamina” teknikisht e ka rregulluar librin dhe e ka shtypur, pa u përzier në përmbajtjen e saj. Përfaësuesit e Agjencisë e kanë miratuar pamjen përfundimtare dhe përmbajtjen përpara se të shtypet. Plotësisht, “Ars Lamina” as nuk mundet të jetë botues, pasi që as i ka porositur tekstet autoriale (poezi dhe parathënie), as është bartës i të drejtave autoriale për të njëjta, por as nuk ka bërë zgjedhje dhe redaktim të përmbajtjeve nga përmbledhja”, thonë nga shtëpia botuese.

Mbrëmë Kaevski është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Ia ka prezantuar informatat e para nga analiza e brendshme për shtypjen e kësaj përmbledhje, ndërkaq Zaev e ka inkurajuar që plotësisht ta zbardhë rastin. Njëkohësisht e ka porositura që duhet që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit dhe të zbatohen protokolle të qarta që asnjëherë më të mos përsëritet gabimi.

Ndryshe, para disa ditës një skandal i rëndë e ka tronditur Agjencinë për Rini dhe Sport e cila ka financuar botimin e përmbledhjes me poezi të titulluar “Poetët e rinj” me përmbajtje anti-shqiptare. Për më tepër, si redaktor i këtij libri është shkruar Darko Kaevski, i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Vargjet përplot albanofobi, janë pjesë e librit i cili është botuar në 5 mijë kopje, ndërsa në njërën nga “poezitë” radhiten në mënyrë përçmuese disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë.

Poezia në gjuhën maqedonase përfundon me përdorimin e fjalën “shiptari”, që maqedonasit e përdorin për ofendim, kur u drejtohen shqiptarëve. Pas kësaj, kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale, ku qytetarët pyesin se si ka mundësi që një tekst ofendues për shqiptarët të botohet nga një agjenci shtetërore, kur edhe shqiptarët janë taksapagues dhe financues të po së njëjtës. Libri gjithashtu përmban edhe poezi me përmbajtje seksiste.

Poezitë antishqiptare dhe takimi Zaev – Kaevski: ja çfarë u vendos!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button