fbpx

MPB publikoi fotografi personit të dyshuar për sulmin ndaj deputetit Goran Milevski, fton për ndihmë për ta gjetur

Ministria e Punëve të Brendshme në ueb faqen e saj publikoi fotografi të personit i cili është duke u kërkuar që dyshohet se fizikisht e ka sulmuar deputetin Goran Milevski në Sheshin “Maqedonia” me 25 mars, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me veprën penale të bërë me 25.03.2018 në Sheshin “Maqedonia” ku fizikisht u sulmua deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas konsultimit të bërë me Prokurorin Publik dhe në bazë të nenit 561 dhe nenit 563 paragrafi 2 nga ligji për procedurë penale në Republikën e Maqedonisë është publikuar fotografi e një personi i cili është i rëndësishëm për procedurën. Me këtë qëllim i ftojmë të gjithë qytetarët që kanë njohuri në lidhje me personin, të njoftojnë në stacionet policore, të lajmërohen ne numrin telefonik 192 dhe në telefonatë ta përdorin aplikimin “paraqes personin e dyshuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme” ose ta paraqesin te Prokuroria Publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kryetari i PLD-së, Milevski: Më sulmuan për shkak se kam votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button