fbpx

Kaos në rrugë, u arratisën 5 elefantë, bllokohet autostrada në Spanjë (VIDEO)

Pesë elefantë të cilët u arratisën pas aksidentit që pësoi kamioni i një cirku në Spanjë, shkaktuan mbylljen e autostradës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gregorio Serrano nga Departamenti i Autostradave në Spanjë bëri të ditur se si pasojë e aksidentit që ndodhi në qytezën Pozo Canada, në afërsi të Albacete-s, në juglindje të shtetit, një nga elefantët ngordhi ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Serrano ka publikuar një video ku shihet se elefantët e plagosur janë vendosur në një automjet me ndihmën e vinçit.

Pas aksidentit autostrada është mbyllur për trafikun ndërsa pas bartjes së elefantëve me mjete transportuese autostrada është hapur përsëri.

Lidhur me këtë aksident është ndaluar shoferi i kamionit të cirkut.

Komuna e Pozo Canada-s njoftoi se elefantët për një kohë do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve ritheksuan thirrjet e tyre për ndalimin e përdorimit të kafshëve nëpër cirqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button