Ja për çfarë biseduan mbreti saudit dhe presidenti i Amerikës

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike për zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë edhe zhvillimet e fundit në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se biseda është realizuar mbrëmë ndërsa është biseduar edhe për vizitën e princit saudit të kuorës Mohammed bin Selman dhe delegacionit të tij në SHBA.

Salman me këtë rast tha se janë mbajtur një numër takimesh dhe u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në interes të të dy vendeve. Vizitat në të dy vendet u përcollën me reagime pozitive.

Mbreti saudit ka theksuar ringjalljen e pashmangshme të procesit të paqes në Lindjen e Mesme me përpjekjet ndërkombëtare.

Ai përsëriti se qëndrimi i Arabisë Saudite mbi çështjen palestineze mbetet i pandryshuar dhe se populli palestinez ka të drejtë për shtetin e Palestinës me Kudsin si kryeqytet.

Mbreti saudit tha se vendi i tij është duke bërë përpjekje për të zgjidhur krizën në Jemen dhe për të ofruar ndihmë humanitare. Përveç kësaj, ai tha se është e nevojshme të përmbushen kërkesat e popullit duke zgjidhur krizën siriane dhe integritetin territorial.

Trump tha se është e nevojshme të parandalohen kërcënimet e Iranit duke u përpjekur të prishin stabilitetin e rajonit dhe përshëndeti rolin e Arabisë Saudite në vendosjen e stabilitetit.

Të dy udhëheqësit vunë në dukje rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare për luftën kundër organizatës terroriste DEASH në Irak dhe Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button