Një i akuzuar për dhunën e 27 prillit ka dalë nga shtëpia gjatë arrestit shtëpiak, policia e ka arrestuar

Sot në ora 08:30 policia në Prilep e ka arrestuar Jane Çenton, njërin nga të dyshuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, i cili ishte në arrest shtëpiak në shtëpinë në rrugën “Cane Konjarec”, njofton Portalb.mk.

Sipas Kole Spirkoski, babai i Jane Çentos, policia ka arritur në mëngjes, fillimisht të kontrollojë nëse djali i tij është në shtëpi, ndërkaq më pas e kanë arsyetuar me arsyetimin se më 30 mars në orën 11, gjatë kontrollit, policia nuk e ka gjetur në shtëpi.

“Sot në orën 08:30, polciia ka arritur për kontroll në shtëpinë tonë. Thanë se do të kontrollojnë nëse është këtu djali im Jane Çento. Kontruan, Jane ishte këtu dhe asgjë tjetër nuk thanë. Erdhën inspektorë, ndërkaq unë shkova në punë, ata ngelën. Më lajmëruan se kanë ardhur që ta marrin dhe ta dërgojnë në paraburgim në Shtukë. Paraprakisht nuk iu paska përgjigjur ftesave të gjykatës. Paraprakisht, ka dalë më 30 mars në periudhën prej 11:10 deri më 11:40. Por ne nuk kemi kamera në hyrje të shtëpisë që të konfirmoj se djali im nuk ka dalë nga shtëpia. Atë mund ta kontrollojnë me incizime dhe të dëshmojnë ashtu siç thonë”, thotë Spiroski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button