Supë shëruese nga hithrat: Ushqim i obligueshëm i kësaj pranvere, do të jeni të shëndetshëm!

Përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikimin e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Hithrat lulëzojnë nga pranvera deri në vjeshtë dhe janë shtojcë e shkëlqyeshme për brumëra dhe rizoto, por është edhe më e popullarizuar në supë të dendur, transmeton Femina.al.

Në cilëndo gjellë që ta përgatisni, hithrat nuk është e nevojshme t’i zieni por vetëm t’i fërgoni jo më shumë se dy minuta.

Kështu do të ruani maksimalisht cilësitë e tyre ushqyese dhe shëruese, mirëpo ka arsye të shumta për shkak të të cilave është mirë të hamë hithra.

T’i numërojmë vetëm disa: përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikiminn e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, shëron inflamacionin e traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve, por vepron edhe si diuretik, përmban vitaminat C dhe A, kalcium, kalium, hekur, fosfor dhe vitamina e minerale të tjera.

Çaji i hithrave përdoret për sëmundjet e mëlçisë dhe të tëmthit, çrregullimin e gjumit, ngërçeve në stomak, të thatit, sëmundjeve të mushkërive etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button