U vendosen shkronjat e reja në Aeroportin e Shkupit pasi u hoqën të vjetrat pas riemërimit

Në ndërtesën e aeroportit të Shkupit sot në mëngjes u vendosen shkronjat e emrit të ri të aeroportit “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, shkronjat e emrit të vjetër janë hequr me 24 shkurt të këtij viti, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për riemërimin e aeroportit të Shkupit është marrë në seancën qeveritare me 4 shkurt, ndërsa riemërimin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev me 24 janar pas takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në Forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës. U ndryshua edhe emri i autostradës nga “Aleksandri i Madh” në “Miqësia”.

Aeroporti i Shkupi me emrin “Aleksandëri i Madh” u emërua me 27 dhjetor të vitit 2006 me vendimin qeveritar në krye me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski. Dy vite më vonë, gjithashtu me vendim qeveritar u ndërrua edhe emri i autostradës në “Aleksandëri i Madh”.

LEXO: Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

LEXO: Po largohet tabela e emrit “Aleksandri i Madh” nga aeroporti

LEXO: Është larguar përmendorja e Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button