Tre mjekë kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara që të zvarritet gjykimi, PSP ka dërguar inspektorë

Prokuroja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, që e udhëheq lëndën “Dhuna në Qendër” ose e njohur si “Shuplakat”, pas paraqitjes në Odën e Mjekëve të Maqedonisë, ka kapur tre mjekë që u kanë dhënë vërtetime mjekësore të falsifikuara të akuzuarit Milan Andonovski, vetëm që të zvarritet edhe më tej procesi gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Fetai tha se procedurën e tillë jo-profesionale, kundër mjekëve do të ngritën procedura përkatëse. Fetai i ka notuar të gjitha datat e vërtetimeve mjekësore, të cilat kanë qenë të njëjta me ato të seancave paraprake për “Shuplakat”, në të cilat nuk ka ardhur Andonovski, për shkak se gjykimi vazhdimisht është zvarritur.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në seancë ka theksuar se ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të dërgojë inspektorë që të kontrollojnë nëse vërtetimet mjekësore që i ka nxjerrë Andonovski janë të arsyeshme, me të cilat tre herë është anuluar gjykimi në Qendër.

Inspektorati ka dërguar ekip në ordinancën private mjekësore dhe Klinikën Specialiste Shtetërore nga ku Andonovskit i janë dhënë vërtetime mjekësore përpara seancës së fundit në mars.

Inspektorët i kanë marrë dokumentet për të akuzuarin dhe i ka dërguar deri te Oda e Mjekëve dhe deri te Fondi për Sigurim Shëndetësor, të cilët kanë formuar komisioni dhe i kanë shqyrtuar dokumentet.

I akuzuari i parë në këtë rast është Nikolla Gruevski, ndërkaq i dyti është Mile Janakieski. Ka edhe 9 të akuzuar. Të gjithë, janë deklaruar përpara trupit gjykues se ndjehen të pafajshëm. Gjykimi i cili po zvarritet një vjet e gjysmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button