SHBA, protestë kundër Trumpit dhe dhunës policore (VIDEO)

Në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u protestua kundër politikave të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe dhunës policore e cila ka shkaktuar vdekjen e qytetarëve të shumtë në gjithë shtetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e nisur në Parkun e Kullave të Ujit në rrugën e njohur të qytetit Michigan, morën pjesë rreth 200 persona.

Protesta, ku morën pjesë të afërmit e të riut me ngjyrë të quajtur Laquan McDonald i cili u vra nga policia e Chicagos duke gjuajtur 16 herë me armë zjarri nga një distancë prej rreth 3 metrash, si dhe të afërm të shumtë të personave që kanë humbur jetën nga plumbat e policisë, vazhdoi me marshim deri në Trump Tower.

Protestuesit të cilët mbanin pankarta me mbishkrime “Fund terrorizmit të policisë raciste”, “Policia e Chicagos jepi fund vrasjeve të studentëve”, hodhën slogane si “Edhe jeta e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme”, “Nëse nuk ka drejtësi, nuk ka edhe paqe”, “Jo Trumpit, Ku Klux Klan’it dhe SHBA-ve raciste”.

Protestën e mbështetën edhe grupet muslimane, ndërsa gjatë protestës një numër i madh i policëve në këmbë dhe me biçikletë morën masa të sigurisë përreth.

Protesta përfundoi pa incidente pas fjalimeve në Trump Tower.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button