Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov

Drejtoria e Policisë Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar padi penale kundër ministrit të Shëndetësisë dhe kundër P.V., ish udhëheqës i Njësisë për Implementimin e Projektit për rikonstruim dhe ndërtim shtesë të objekteve të publike shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të dyshimin për kryerjen e veprës penale “kryerje e punës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme”, kumtuan nga Policia Financiare, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për marrëveshje të nënshkruar për punë ndërtimore në spitalet e përgjithshme në Kumanovë, Koçan dhe Kriva Pallankë për çka është zgjedhur ndërmarrja Konstruktor Inzhenering Split.

Në sqarimin e padisë penale, nga Policia Financiare theksojnë se të dy edhe pse “kanë qenë të vetëdijshëm se punët nuk janë kryer në kohë dhe nuk janë bërë në mënyrë kualitative nga ndërmarrja”, gjatë vitit 2011 nuk kanë ndërmarrë asgjë për aktivizim dhe pagim dhe nuk kanë kërkuar vazhdim të afatit të vlefshmërisë së garancisë bankare me vlerë prej 3.813.000 denarë për kryerjen e punëve përpara skadimit të afatit të saj që është kundër ligjit për furnizime publike dhe të marrëveshjes.

Për shkak të mosplotësimit të obligimeve nga marrëveshja dhe shkeljes së afatit dhe kryerjes së punëve në mënyrë jo-kualitetive, në vitin 2012 marrëveshja me këtë ndërmarrje është e shfuqizuar dhe për mbarimin e punëve janë kryer procedura të reja, por edhe janë lidhur marrëveshje të reja me ndërmarrje tjera.

Me atë, ashtu siç konstaton Policia Financiare në paraqitje, me mosaktivizimin e garancisë bankare, Todorov dhe P.V., kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 3.813.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button