Allegri përcakton të ardhmen e tij jashtë Italisë

Në momentin që Massimiliano Allegri do të largohet nga Juve, do të jete momenti që ai do të largohet edhe nga Italia.

Për herë të parë trajneri italian i Juves ka folur qartë për të ardhmen e tij: “Do të shkoj jashtë Italisë”, tha në një intervistë për The Telegraph Allegri që këmbënguli të flasë anglisht: “In Italy is finished”, tha Allegri, transmeton TCH.

Trajneri italian e ka projektuar tanimë të ardhmen e tij. 5 ose 6 vjet do të vazhdoj në drejtim klubi përpara se të provoj një pankinë ekipi kombëtar. Por më parë është një mision shumë i rëndësishëm për të realizuar: fitimi i Champions League me Juven.

Allegri është një nga emrat më të përfolur në Evropë për pankina si ajo e PSG, Real Madrid dhe Chelsea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button