“Analizë e të Dhënave për Transparencë dhe Llogaridhënie” – projekti më i ri i “Metamorphosis”

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis“” ka filluar që ta implementojë projektin D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability (Analizë e të Dhënave për Transparencë dhe Llogaridhënie) e cila përfshin krijimin e një ekipi të vogël për vizualizim të të dhënave, i cili duhet që të punojë drejtpërdrejt me gazetarë dhe aktivistë të sektorit civil, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi është që të ndikohet në mënyrën në të cilën gazetarët dhe organizatat qytetare punojnë me të dhënat, gjegjësisht nëpërmjet gazetarisë së bazuar në të dhëna të sigurohet respektim i plotë i standardeve etike dhe profesionale, por edhe të krijohet vlera e shtuar nëpërmjet mënyrës inovative të prezantimit të rezultateve nga analizat e të dhënave”, thuhet në kumtesën e D.A.T.A.

Në korniza të projektit është e paraparë që të organizohen edhe disa trajnime dyditore për punën me të dhëna në të cilat do të ftohen përfaqësuesit e mediave dhe organizatave qytetare në Maqedoni. Trajnimi i parë do të mbahet në Shkup, në fund të prillit, ndërkaq të gjithë mediat e interesuara dhe organizatat qytetare do të ftohen që t’i propozojnë përfaqësuesit e tyre.

Në korniza të projektit, tanimë është publikuar vizualizimi i parë me të dhëna, e cila ka të bëjë me krahasimin e të dhënave nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit të cilën e publikon “Transparency International”, por edhe të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Shqipërisë për numrin e rasteve për marrje ryshfet në të dy vendet.

Detajet nga vizualizimi i parë mund t’i lexoni në tekstin e mëposhtëm:

Luftë e “përgjumur” e policisë së Maqedonisë me korrupsionin e madh në vend

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button