Gruevski e kupton se për çfarë është i akuzuar në rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, por nuk ndjehet fajtorë

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e kupton se për çfarë është i akuzuar në rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, por deklarohet se nuk ndjehet fajtorë, transmeton Portalb.mk.

Fajtorë nuk ndjehen as ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski e as deputetje Daniela Rangellovq si dhe të akuzuarit tjerë të rastit.

Në seancën e sotme i pranishëm është edhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i cili do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve.

Ndryshe, seanca e kaluar është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit Milan Andonovski, ai nuk ishte i pranishëm për shkak se ishte i sëmurë dhe për të prokurorja Speciale, Fatime Fetai kërkoi arrestimin si mekanizëm për siguri për mungesën e tij, por gjykata e refuzoi si të pa bazë edhe pse Andonovski mungon që tre seanca gjyqësore.

Në lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button