Maqedoni, “Megjashi” dyshon në tregti të organizuar të shitjes së të posalindurve

Kutia e Pandorës është hapur, e vërteta duhet të zbardhet kështu deklaruan për TV 24 nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” duke iu referuar institucioneve shtetërore që të hetojnë se ku mbarojnë fëmijët nga përkëdhelëset e Klinikave të Gjinekologjisë, përcjell Portalb.mk.

“Që kur nisi ky hetim me shembull konkret për kërkim të mitos që për vite me radhë ishte fshehtësi publike, por askush nuk fliste, nga të gjitha anët arrijnë të dhënat të ndryshme, kutia e Pandorës është mbushur me negativitete që kanë pasoja të mëdha”, ka thënë Tatjana Gogovska nga “Megjashi”.

Ky reagim i “Megjashit” vjen pasi që Prokuroria Publike ka hapur procedurë për mitmarrje dhe korrupsion të shërbimeve dhe komisioneve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për strehim të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button