Allegri: Luajmë ndaj më të mirëve, nuk mendojmë për hakmarrje

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me kampionët aktual të kësaj gare, ku vërehen mungesat e Medhi Benatias dhe Miralem Pjanica, shkaku i kartonëve.

Por Allegri e jep lajmin e madh që Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë kthyer nga lëndimet.

“Nesër do të ishte mirë të shënojmë dhe të mos pranojmë gol.  Do ta zhvillojmë ndeshjen e parë nga dy kundër një skuadre të madhe. T’i eliminojmë do të jetë diçka e madhe sepse janë favorit në Ligën e Kampionëve”.

“Tifozët duhet të jenë me ne, ky ekip është duke bërë diçka të madhe”.

“Cardiff? Nuk mendojmë për hakmarrje, por ta tregojmë zhvillimin e ekipit”.

“Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit’’.

“Në vend të Miralem Pjanic do të luajë Claudio Marchisio ose Rodrigo Bentancur. Ende nuk kam vendosur as mes Daniele Ruganit dhe Andrea Barzaglit”.

“Paulo Dybala do ta zhvillojë një ndeshje të mirë sepse është në formë dhe është zhvilluar shumë edhe në mentalitet”, ka thënë Allegri.

Juventusi e pret në shtëpi Real Madridin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në çerekfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button