Arratisje spektakolare në Kolumbi, bëjnë tapë gardianin
Dy të burgosur ia mbathën nga një burg në kryeqytetin kolumbian, Bogotà, pasi dehën gardianin.
Dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe në pritje të gjyqit për vjedhje.
Autoritetet kolumbiane thanë se, pas mungesës në apel të të dy të burgosurve nisën hetimet dhe zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje, diçka që tregon se kishin një bashkëpunëtor në burg.
Gardiani që mbante era akool dukej një i dyshuar perfekt, sidomos pasi refuzoi testin për të verifikuar sa kishte pirë. Më pas, roja pranoi fajin, por kjo sidoqoftë nuk ndihmoi në kapjen e dy të arratisurve, që të paktën duhen vlerësuar për planin origjinal.