Historiku i taksës së Kombit, tri skenarët që iu propozuan Qeverisë së Shqipërisë

Korporata financiare ndërkombëtare, IFC, pjesë e Bankës Botërore ka qenë konsulenti i qeverisë shqiptare për koncesionin mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Top Channel ka siguruar raportin që IFC u ka dorëzuar autoriteteve tona, ku ka studiuar tre skenarë të propozuar për këtë koncesion.

Dokumenti zbulon se hapat per dhenien me koncesion te mirembatjes se rruges milot morine kane nisur me qeverine berisha. Ne fakt ka qene nje propozim i subjekteve private per te invetsuar mbi 100 milion euro, duke e bere krejt rrugen me 2 korsi ne cdo drejtim per tre vitet e para, kundrejt nje tarife nga 8 deri 9 euro per automjet pa tvsh. Ky skenar eshte i parealizushem sipas IFC, pasi pervec taksave te larta kerkon edhe para te tjera nga buxheti, se paku 4,5 milion euro ne vit pothuajse gjate gjithe koncesionit.

Skenari tjeter minimizon nivelin e investimeve nga privati duke i llogaritur rreth 23 milion euro. Tarifat jane me te ulta rreth 4 euro pa tvsh per automjet, por nderkohe kerkohet qe te jete qeveria ajo qe te beje nje pjese te invetsimeve. Por sipas ifc ky skenar ka pika te paperfunduara te projektit nga ana e qeverise duke e lënë atë të ekspozuar ndaj detyrimeve financiare dhe ligjore.

Skenari optimal i rekomanduar nga Korporata financiare nderkombetare parashikon nje investim nga koncesionari prej 34-37 mln/euro, subvencioni buxhetor 1 mln/euro ne vit dhe Taksa 5.3-5.9 euro per automjet (pa TVSH). sipas IFC keto tarifa jane 10 perqind me te ulta se ne kroaci e bosnje dhe 30 perqind me te larta se ne maqedonia dhe serbia.

Skenaret nuk kane marre per baze raportin konfidencial të kompanisë Egnantia Odhos, që qeveria shqiptare pajtoi për bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugëve në Shqipëri.

Sipas ketij raporti tarifa optimale per rruget ne shqiperi është nga 1 deri në 2.5 euro për 100 kilometra. Kurse sipas asaj qe tashme shte vendosur, taksa per kalimin në rrugën Milot Morinë është 4.2 euro për 100 kilometër ose 2 deri në 4 herë më e lartë nga ajo që rekomandoi konsulenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button