Ministri i Jashtëm Lavrov: Britanikët mund ta kenë helmuar ish-spiunin rus

MOSKE- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, la të kuptohet të hënën se qeveria britanike mund ta ketë helmuar ish-spiunin e dyfishtë Sergey Skripal, me qëllim që të mbulonte vështirësitë që lidhen me Brexit-in, transmeton Balkanweb.

Britania ka këmbëngulur vazhdimisht se qeveria ruse qëndronte pas helmimit me agjent nervor të ish spunit rus dhe vajzës së tij më 4 mars në qytetin Salsburi të Anglisë, një akuzë që rusët e kanë mohuar me forcë.

Në të kundërt, zyrtarët rusë dhe televizioni shtetëror rus kanë paraqitur teori të ndryshme për të shpjeguar helmimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button