Komuna e Çairit e shënoi 2 prillin – Ditën Ndërkombëtarë të Autizmit

Sot në ambientet e Qendrës Informative Kulturore (QIK), Komuna e Çairit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Imago Plus” dhe në prezencë të përfaqësuesit të organizatës UNICEF Benjamin Perks, ministres për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, është shënuar 2 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

“Kjo datë na mblodhi të gjithëve në një vend për të reflektuar mbi gjendjen aktuale të vetëdijes njerëzore në trajtimin e personave me autizëm. Duhet të zgjojmë këtë ndërgjegje të fjetur dhe të japim porosinë e qartë se personat me autizëm janë pjesë e shoqërisë sonë që duhet ti gëzojnë të drejtat natyrale njerëzore si gjithë të tjerët. Kjo padyshim se është e mundur vetëm përmes obligimit moral të përkujdesit institucional që nuk duhet të kursejë mekanizmat dhe duhet ti përvishet më me seriozitet punës për përmirësimin e cilësisë jetësore të personave të prekur nga autizmi dhe familjeve të tyre”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Me këtë rast, Komuna e Çairit, nëpërmjet kumtesës thotë se shpreh përkrahjen e plotë për nismat dhe punën e Shoqatës për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “IMAGO PLUS” si dhe le të jetë vetëm paralajmërim i një bashkëpunimi të thelluar që do të nxjerrë në dritë shumë projekte të realizuara.

“Këtu shpreh edhe angazhimin e plotë të Komunës së Çairit për ndërtimin e një Qendre Ditore për përkujdesin ndaj këtyre fëmijëve. Apelojmë që kësaj nisme ti bashkangjiten edhe institucionet tjera të vendit. Bashkë mund të bëjmë shumë për të ardhmen e shëndoshë të fëmijëve që janë amaneti ynë shoqëror. Mjekë, politikanë, terapistë, të afërm, kolegë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të japim një mbështetje të gjithanshme për këta fëmijë, të cilët kanë nevojë sa për dashuri, aq edhe për përkushtim për të gëzuar jetën e tyre të plotë dhe të barabartë me të gjithë të tjerët. Le të bëhemi arsye e lumturisë dhe buzëqeshjes së tyre”, thuhet në kumtesë.

Sot është Dita Botërore e Vetëdijes për Autizëmin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button