Padi penale kundër ish kryetarit të Komunës së Shtipit

Policia ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike kundër I.Z. (58) dhe I.I. (55), të dy nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer kanë vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe dy padi penale “kryerje të detyrës zyrtare në mënyrë të pandërgjegjshëm”, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton MPB, I.Z., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Shtipit dhe I.I. si kryerës i detyrës drejtor i Ndërmarrjes Publike “Stipion 2011” – Shtip, në periudhën prej 27.10.2016 deri më 12.07.2016 disa herë e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe autorizimin.

Ilço Zahariev si kryetar  Komunës Shtip ka dhënë miratim dhe urdhër për largimin e objekteve rreth pishinës Shtip, si dhe shitjen e të njëjtës, pa marrë pajtueshmëri nga Këshilli i Komunës së Shtipit, ndërkaq I.I. në mënyrë të papërgjegjshme ka vepruar gjatë zbatimit të procedurës të miratuar dhe urdhrit për largimin e objekteve. Ai nuk i ka refuzuar edhe pse e ka ditur se janë të kundërligjshme por i ka zbatuar.

Në këtë mënyrë, të paraqiturit kanë bërë dëm të përgjithshëm material ndaj Ndërmarrjes Publike “Stipion” dhe Komunës së Shtipit me vlerë prej 15.412.159 denarë ose mbi 250.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button