Sot është Dita Botërore e Vetëdijes për Autizëmin

Sot shënohet Dita Botërore e Vetëdijes për Autizmin dhe një ditë nga muaji që u kushtohet këtyre personave, njofton Portalb.mk.

Aktivitetet në të cilat ata kanë qenë të kyçur javën e kaluar një grup i fëmijëve me autizëm që bashkë me prindërit e tyre kanë përgatitur ushqim me organizatën jo-formale #RitwitUshqim, kanë treguar se gjithëpërfshirja e të gjithë qytetarëve është më e rëndësishme dhe se duhet që të ulet stigmatizimi dhe paragjykimet.

Të shtunën është mbajtur një ngjarje në Parkun e Frankofonisë ku nëpërmjet një sërë aktiviteteve ka filluar fushata e parvjetshme “Autizëm MK Awareness”. Fëmijët kanë ngjyrosur, dhe e kanë zbukuruar shëtitoren rreth lumit Vardar në qendër të Shkupit.

Këtij aksioni i kanë kyçur edhe disa kafiteri të qytetit të cilët kanë vendosur material promovues në shenjë të mbështetjes.

Në Maqedonia nuk ka  statistikë të saktë se sa fëmijë janë në këtë gjendje. Regjistrimi zyrtar është se janë 140, por thuhet se numri i tyre është mbi 10.000.

Nga Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizëm thonë se në vend nuk ekzistojnë mënyra të sofistikuara për diagnostifikimin e autizmit, siç janë për shembull në SHBA, dhe se ndodh që fëmijëve t’u jepet me vite të tëra diagnoza të gabuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button