Poezitë antishqiptare dhe takimi Zaev – Kaevski: ja çfarë u vendos!

20:00 – Ashtu edhe siç u paralajmërua, u realizua takimi i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, në takim janë prezantuar të dhënat e para nga analiza e brendshme e botimit të përmbledhjes së poezive nga projekti “Poetët e rinj” dhe “është dënuar gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit i cili është identifikuar në njërën pjesë të përmbajtjes së përmbledhjes së poezive”, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev ka motivuar drejtorin e ARS-së, Kaevski që të kërkohet përgjegjësi dhe e njëjta të mos përsëritet sërish.

“Kryeministri Zaev ka nxitur Kaevskin që të zbardhet rasti në tërësi dhe të identifikohen dhe të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit, por edhe zbatohen procedura të qarta me qëllim që më asnjëherë të mos përmirësohet i njëjti gabim”, njoftojnë nga QM-ja.

************************************************************************

15:00- Pas skandalit të botimit të përmbledhjes së “poezive” nga Agjencia për Rini dhe Sport, drejtori i këtij institucioni sot do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Drejtori dje ka kërkuar falje si nënshkrues i projektit për poetë të rinj. Ai në të vërtetë nuk është i detyruar të lexojë gjithçka çfarë ka në material, as nuk është i detyruar ta kontrollojë. Unë si kryetar komune kam ndihmuar financim të librave, si dhe si drejtor komercial kam ndihmuar në botimin e tyre. Nuk i kam lexuar të gjitha dhe nga këto shkaqe nuk jam njeri që menjëherë shkarkon njerëz nga shkaqe të tilla”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do ta shkarkojë Kaevskin.

Sipas tij, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport është nga kuadri i mirë, i cili ka treguar rezultate të mira dhe e udhëheq mirë vetë institucionin.

“Sot do të takohem me të, dua t’i shoh të gjitha detajet dhe nga ai aspekt të gjithë së bashku të sjellim vendim”, tha Zaev.

Ai tha se i dënon këto lloje të diskriminimit dhe fjalët ofenduese që janë dërguar në opinion.

Sipas tij institucionet duhet të jenë të kujdesshme.

Paraprakisht edhe nga Qeveria në një njoftim për Portalb.mk e dënuan fjalimin e urrejtjes dhe diskriminimin etnik.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e dënon fjalimin e urrejtjes dhe diskriminimin që është identifikuar në një pjesë të përmbajtjes së koleksionit të poezisë nga projekti “Poetë të rinj”. Maqedonia është e hapur, e lirë, një shoqëri për të gjithë në të cilën nuk ka vend për këtë lloj komunikimi të paarsyeshëm. Qeveria i bën thirrje Agjencisë për Rini dhe Sport të qartësojë rastin deri në fund, të identifikojë përgjegjësinë, të riparojë dëmet dhe të sigurojë që gabimi të mos përsëritet”, thuhet në njoftim.

Pas demantit të Pilakovskit, kuptohet se kush i ka shkruar poezitë antishqiptare të Agjencisë për Rini

Skandali i Agjencisë për Rini: poezi antishqiptare, drejtori arsyetohet por nuk dha dorëheqje (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button