Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron takim liderësh për negociatat e emrit pas festave

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se është më shumë optimist pas raundit të fundit të bisedimeve të ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Vjenë me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Numic dhe tha se mund të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit, transmeton Portalb.mk.

“Sot në ora 09:00 kam pasur takim njëorësh me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. I di të gjitha detajet dhe më vjen mirë që mund të konfirmoj se ka hap pozitiv në bisedime. Ky, është vetëm një hap.  Kjo jep mundësi për një mundësi miqësore që të dy ministrat lirisht të flasin për çdo segment të ndjeshmërisë së temës që përfundimisht të gjendet zgjidhje e çështjes së emrit. Nëse më pyet dikush se a jam më pak ose më shumë optimist, unë jam më shumë optimist pas këtij takimi që Dimitrov e kishte me Koxias në Vjenë me udhëheqësi të Metju Nimic”, deklaroi Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, takimi i liderëve mund të mbahet pas festave të pashkëve.

Kjo, sipas tij, ishte kërkesa e opozitës dhe ato e kanë pranuar, me qëllimin përfundimtar që të gjithë të jenë të njoftuar, por edhe së bashku t’i ndërtojnë strategjitë për zgjidhje të kontestit të emrit.

Ai theksoi se ftesa për takimin mes liderëve është dërguar gjatë javës së kaluar sepse po afrohen festat e pashkëve dhe që të mundet që çdokush a rezervojë terminin për në ora 13:00.

VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese demantoi se do të mbahet takim liderësh për këtë çështje, por nuk theksuan se për çfarë date bëhet fjalë. Ato këto informata i vlerësuan si spekulime në opinion.

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se ministri Nikolla Dimitrov do ta informojë kreun shtetëror dhe partitë politike për negociata e emrit në takime të ndara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button