Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi: Zaev të tregojë se brengoset për shoqëri multietnike (VIDEO)

Botimin me përmbledhjen e “poezive” me përmbajtje antishqiptare, Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashi e konsideron si skandal të bërë nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport si dhe presin reagimin e Qeverisë në lidhje me rastin në fjalë, sepse, siç u tha në konferencë, atëherë i bie sikur Qeveria e mbështet këtë skandal, transmeton Portalb.mk.

“Lëvizja Besa me kryetarin e saj Afrim Gashi konsideron se skandali i botimit të përmbledhjes me “poezi” nga Agjencia për Rini dhe Sport në të cilën përdoret gjuhë diskriminuese dhe ofenduese kundrejt shqiptarëve nuk duhet të kalojë i pa ndëshkuar. Ndryshe, i bie që edhe Qeveria mbështet botimin e tillë. Në kohën që autori i poezisë heq dorë nga autorësia, në kohën që Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport i rrudh krahët dhe luan në rolin se nuk e di se për çfarë bëhet fjalë ky është një shans që së paku kryeministri të dëshmojë se e ka brengën e shoqërisë multietnike, në të kundërtën i bije se të gjithë e mbështesin botimin e të ashtuquajturave poezi”, tha në konferencë për media, Florina Emini nga Lëvizja Besa me kryetar, Afrim Gashi.

Pas demantit të Pilakovskit, kuptohet se kush i ka shkruar poezitë antishqiptare të Agjencisë për Rini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button