Mancini diskuton Ibran, Silvan me Gallianin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka diskutuar disa marrëveshje të mundshme me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, gjatë një takimi të djeshëm.
Mancini vizitoi zyrat qendrore të Milanit gjatë pasdites së djeshme për të takuar Gallianin. Qëllimi i diskutimit mendohet se ka qenë mbrojtësi Thiago Silva, të cilin Galliani e ka lyrësuar me 50 milionë euro.

City po ashtu dëshiron të diskutojë një marrëveshje shkëmbimi ku përfshihet Mario Balotelli, por Galliani nuk është i interesuar në një marrëveshje të tillë. Edhe Zlatan Ibrahimovic mendohet se ka qenë temë e diskutimit.

Në anën tjetër, interesimi i Milanit është mbrojtësi i Cityt, Aleksander Kolarov, që mund të transferohet në San Siro në formë huazimi për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button