Komisioni i Antidiskriminimit për poezitë antishqiptare: Agjencia e Sportit është shkelëse e ligjit

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi e dënon ashpër veprimin e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe komisionit amë për financim të publikimit të përmbledhjes “Poetët e rinj” që u cilësua si skandaloze për shkak të përmbajtjes së poezive antishqiptare dhe për të njëjtit thonë se kanë bërë shkelje të ligjit për parandalim dhe mbrojtjes nga diskriminimi, njofton Portalb.mk.

 “Përmbledhja e poezive përmban forma të shprehjes të cilat nuk janë të pranueshme për një shoqëri demokratike dhe multietnike, dhe në të njëjtën kohë janë në përleshje të drejtpërdrejt me më shumë dispozita të ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Pjesët kontestuese të përmbledhjes nxisin diskriminim (Neni 9) dhe shkaktojnë shqetësim (Neni 7) në më shumë baza diskriminuese, veçanërisht në bazë të përkatësisë etnike dhe gjinore”, thuhet në reagimin e KMD.

Siç thuhet më tej në reagimin e Komisionit në fjalë, përmbajtja e librit është diskriminuese në baza etnike, religjioze dhe gjinore dhe kërkojnë largimin e saj të menjëhershëm nga përdorimi nga Agjencia dhe komisioni i autorizuar duke këshilluar të njëjtit që në të ardhmen të kihet kujdes gjatë vendimit për financim.

Pas demantit të Pilakovskit, kuptohet se kush i ka shkruar poezitë antishqiptare të Agjencisë për Rini

Skandali i Agjencisë për Rini: poezi antishqiptare, drejtori arsyetohet por nuk dha dorëheqje (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button